Dikur skuqte patate, sot emigranti shqiptar pushton skenat e teatrove të Brukselit

schedule09:34 - 1 Korrik, 2024

schedule 09:34 - 1 Korrik, 2024

Zenel Laci është shqiptaro-belgu me historinë e veçantë dhe motivuese të jetës. Ai dikur ishte thjesht një emigrant që skuqte patate dhe i shiste, ndërsa sot pushton skenat e teatrove të Brukselit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Zeneli ka zbuluar se ka nisur të punojë që 16 vjeç në biznesin e familjes, mirëpo një ditë kuptoi se nuk donte të vazhdonte me këtë stil jete, por vendosi të ndiqte shkollën e lartë.

Ai tregoi se nuk e pranuan në asnjë universitet, por vetëm në skenografi dhe aty u dashurua me teatrin.

“Kam punuar 18 vjet te dyqani familjar dhe tani patatet më kanë ardhur në majë të hundës. Ëndrra ime ishte për të shkuar dhe për të lexuar. Por kam punuar me babain tim te patatet.

Unë jam ngjitur në skenë 52 vjeç me këtë shfaqje, unë nuk kam dashur kurrë të bëhem aktor, as të vazhdojë shkollën për aktrim. Unë kam dashur të vazhdojë shkollën, por baba më ka futur në punë. Vendosa ta lë dyqanin dhe fillova të bëja shkollën e mesme, sepse kisha vetëm 2 vjet. Doja të bëja gjuhë letërsinë, mirëpo e vetmja shkollë që më pranoi ishte skenografia. Edhe kështu u dashurova me teatrin”, tregoi ndër të tjera Zeneli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!