Dikur ruante lopët, sot parukier i njohur në Gjermani: Klientët i kam VIP-a, Götze më la 500 euro bakshish

schedule10:00 - 12 Janar, 2023

schedule 10:00 - 12 Janar, 2023

Ardian Haziri është parukieri shqiptar në Gjermani që ka një histori suksesi shumë frymëzuese. Ai e ka nisur nga zero. Fillimisht jetonte në Kosovë, ku është detyruar të ruajë edhe lopët. Më pas emigroi në Gjermani, ku pa ditur gjuhën, u detyrua nga nevoja të punonte parukier. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ardiani tregoi të gjithë historinë e jetës.

Në atë kohë kur kam qenë i ri në Kosovë. Jam shumë i kënaqur që në jetën time kam kaluar shumë histori, si ajo që shkoja për të ruajtur lopët, historia në luftë, ajo pas lufte dhe ndërkohë në 2004 kam ardh në Gjermani. Dy vjet i kam pasur shkollë në Gjermani. Edhe punimi frizer dhe stilist nuk kam pasur qejft të bëhem. Por kreva dy vjet shkollë dhe gjuhën nuk e dija mirë. Unë kam pasur dëshirë të bëhem arkitekt, kam pasur pasion ndërtimet. Por nuk dija gjuhën, shkollën nuk e vazhdova. Më mori xhaxhi me zor në punë. Mirëpo, mua më pëlqen arti dhe kjo punë e tillë është”, zbuloi ndër të tjera ai.

Më tej, Ardiani u ndal te suksesi aktual si parukier në Gjermani, ku stilon personazhe të njohur si futbollistë dhe artistë.

“Jurgen Klopp është si shok, njëri i veçantë, nuk është mendjemadh, me ndjenja shumë të mira. Më ka ndihmuar shumë dhe më ndihmon. Shifra më e madhe që më ka lënë mua është Mario Götze, më ka lënë 500 euro”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!