Kushtrim Ajvazi është një inxhinier eletrik në Zvicër, i cili ka pasur një jetë të vështirë. Ai ka treguar në një lidhje me Skype për “Abc e Mëngjesit”, se si ia ka dal të bëhet i suksesshëm në Zvicër. Kushtrimi ka rrëfyer se fillimisht kur ka emigruar ka punuar në ndërtim derisa mësoi gjuhën dhe kreu shkollën e duhur.
“Jam larguar nga Prishtina drejt Zvicrës në moshën 19 vjeçare. Atëherë, përfundova vetëm gjimnazin dhe fillova fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Prishtinë. Edhe pastaj vendosa të emigrojë në Zvicër dhe të fillojë një jetë të re dhe një profesion krejt të ri. Unë u njoha me gruan time, tani nënën e dy fëmijëve të mi, në vitin 2009 dhe pastaj vendosa ta jetoja jetën me të dhe pastaj emigrova në Zvicër.
Në fillim kam qenë askush, fillova punën e parë në ndërtim. Ndoshta punën më të vështirë në skela në temperatura shumë të ulëta. Unë kam diçka që nuk dorëzohem asnjëherë. Unë e bëra këtë si një mashkull i fortë dhe pas meje ka qendruar partnerja ime.
Kur emigrova atje kisha vetëm njohuri të gjuhës angleze dhe nuk më hynte shumë në punë në ndërtim. Edhe më është dashur të mendojë sepse nuk kisha shumë kohë se në ndërtim merrja shumë lekë. Por u detyrova e lash që të mësoja gjuhën gjermane dhe kështu u detyrova të filloja punë në një fabrikë të djathit. Më pas vendosa ta lija edhe punën aty sepse ishte vagoni i fundit. Edhe vendosa të studioja.
Unë pata fatin që kisha mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, i cili është i njohur edhe në Zvicër”, zbuloi ndër të tjera Kushtrimi./abcnews.al