Dikur e goditi me shkelm, Hazard takohet me djaloshin e topave, sot një sipërmarrës i suksesshëm

schedule15:29 - 25 Janar, 2024

schedule 15:29 - 25 Janar, 2024

Eden Hazard vendosi të varë këpucët në tetor të vitit të kaluar dhe po shijon pensionimin e tij. Ish-ylli i futbollit europian është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe dje ka publikuar një foto shumë të veçantë, së bashku me Charlie Morgan.

Një emër që ndoshta nuk do të thotë shumë për tifozët e futbollit, pavarësisht se është përplasur me Hazard 11 vite më parë, gjatë një ndeshje të Kupës së Ligës mes Chelsea dhe Sëansea, ku Morgan ishte djali që kapte topat jashtë fushe. Tani, në moshën 28-vjeçare, ai është një nga të rinjtë më të pasur në Angli.

Charlie Morgan, në atë ndeshje, ishte një djalë që kapte topat dhe hyri në histori pasi u sulmua nga Hazard. Po luhej ndeshja e dytë gjysmëfinale në Carabao Cup dhe blutë kishin humbur ndeshjen e parë 2-0. Chelsea ishte i dëshpëruar për një gol dhe topi përfundoi jashtë fushës ku Charlie ishte ai i cili mori topin dhe po vononte lojën. Në atë moment, Hazard e goditi me shkelm në brinjë të riun, atëherë 17 vjeç dhe u përjashtua nga ndeshja me kartonin e kuq.

Tre vjet pas asaj ndeshje, Charlie Morgan krijoi një markë ekskluzive vodka dhe pasuria e tij aktualisht vlerësohetr rreth 64 milionë euro./ h.ll/abcnews.al