Sot në të gjithë Europën festohet Dita e Baballarëve, prandaj rrjetet sociale kanë qenë të mbushur fotot e këtyre të fundit.
Mirëpo, këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta, i cili postoi një video nga kënga e tij “Lettera a mio padre” dhe i uroi festën vetëm baballarëve të vërtetë.
“Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”, ka shkruar Ermali krah videos.
Kujtojmë se ai ka treguar më herët se babai ka ushtruar dhunë ndaj tij duke e quajtur fëmijërinë të dhimbshme. Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi./abcnews.al