Dikur braktisi mjekësinë për aktrimin, Mevlan Shanaj: Sot jam penduar 100%, profesion shumë i bukur

schedule11:39 - 23 Shkurt, 2024

schedule 11:39 - 23 Shkurt, 2024

Kineasti Mevlan Shanaj ka bërë një rrëfim të ndjerë në emisionin “Pas Mesnate”, ku ka ndarë detaje  nga jeta dhe karriera e tij.

Ai ka treguar se dikur braktisi mjekësinë për aktrimin, ndërkohë sot është penduar 100% për këtë zgjedhje. Shanaj ka theksuar u dashurua me aktrimin përmes Aleksandër Moisiut dhe në këtë mënyrë e gënjeu mendja se një ditë mund të bëhej si ai.

“Unë kam ardhur nga Patosi në një kohë ku gjithë shoqëria ishte e varfër, e paditur, por kishte një vrull, kishte ndikuar propaganda, politika, për një vrull për ndryshim. Të gjithë ne ishim të viktimizuar, por që punonim me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Unë kam ardhur nxënës 14 vjeç në Tiranë, Tirana ishte e varfër, shumë e varfër, koha e pazarit të vjetër, Rruga e Dibrës, ku sot i thonë Medreseja. Kryeqyteti gjithmonë është më ndryshe.

Për aktor kam bërë 4 vjet shkollë, ndërsa për mjekësi kam harxhuar 6 vjet të jetës sime. 4 vjet shkolla e mesme, punova 2 vjet ndihmësmjek në spital në Patos dhe ndodhi që u fol në atë kohë, u trumbetua shumë për Aleksandër Moisiun. Më gënjeu mendja që do bëhesha si Aleksandër Moisiu. Tani jam 100% i penduar, do doja të isha mjek. Është profesion shumë i bukur, të shërosh njëriun kur ka probleme me shëndetin”, u shpreh ai./abcnews.al