“Diktatura ende gjallë në letërsinë shqipe”, Kosumi: Shkrimtarët trajtojnë të njëjtat tema, veçse në formate të ndryshme

schedule10:29 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 10:29 - 5 Dhjetor, 2023

Shkrimtari dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News se letërsia e sotme në Shqipëria vuan prej kompleksit të diktaturës.

Ai ka theksuar se diktatura është ende gjallë në letërsinë shqipe, pasi nuk i lejon shkrimtarët të mendojnë më lirshëm.

Sipas Kosumit, shkrimtarët ende i trajtojnë të njëjtat tema, veçse në formate të ndryshme.

“Mendoj që letërsia e sotme në Shqipëri vuan prej disa kompleksesh. Edhe sot letërsia në Shqipëria vuan prej kompleksit të diktaturës. Unë mendoj që diktatura është ende gjallë në letërsinë shqipe në kuptimin e kundërt. Do të thotë diktatura reale ka përfunduar në vitet ’90 në Shqipëri, por kompleksi i diktaturës nuk i lejon shkrimtarët të mendojnë më lirshëm. Ende i trajtojnë të njëjtat tema, veçse në formate të ndryshme. Letërsia e bashkuar ka mbetur tashmë peng i diktaturës, nuk po gjen rrugë për të shpëtuar, sepse shqiptarët e rinj duan të jetojnë frytet e diktaturës sot dhe duan të kenë përgjegjës për jetën e sotme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!