Diktat i Mercedes, sërish kampion! Bottas “mbret” në Japoni

schedule09:18 - 13 Tetor, 2019

schedule 09:18 - 13 Tetor, 2019

Valtteri Bottas ka triumfuar në garën e Japonisë dhe ka përfituar nga rrëmuja e krijuar në fillim nga makinat Ferrari. Piloti i Mercedes bëri një start shumë të mirë dhe në fund regjistroi fitoren e tretë në këtë sezon të Formula 1. Në vendin e tretë u rendit shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, çka bëri që Mercedes të merrte titullin e gjashtë radhazi për konstruktorë.

Piloti britanik thuajse e ka në xhep titullin kampion, pasi ka 64 pikë më shumë në renditje se Bottas. Deri në fund kanë mbetur edhe katër gara për t’u zhvilluar dhe vetëm një mrekulli ia heq titullin Lewis Hamilton-it.

Për Ferrarin ishte një garë e komplikuar, edhe pse e nisën garën në radhën e parë. Sebastian Vettel gjithsesi ia doli ta ruante vendin e dytë deri në fund. Leclerc pati një aksident me Verstappen, me këtë të fundit që u tërhoq nga gara më vonë. Piloti i Ferrarit e mbylli garën në vendin e gjashtë, pasi iu desh të kryente 3 ndalesa në boske. /abcnews.al