Një statujë prej druri e zonjës së Parë të SHBA-ve është djegur në Slloveni. Mësohet se statujës i është vënë flaka gjatë festimeve të 4 korrikut, Ditën së Pavarësisë së Amerikës.
Statuja ishte vendosur afër vendlindjes së Melanie Trump në Slloveni. Brad Downey, artisti amerikan që porositi statujën, tha se ishte në shënjestër në 4 korrik.
Artisti amerikan që jeton në Berlin, tha se skulptura ishte në gjendje të mirë, por tani u shkrumbua dhe u shpërfytyrua. Statuja e Melanias u hoq menjëherë nga policia më 5 korrik, sapo kjo e fundit mori njoftimin për shkatërrimin e saj.
“Unë dua të di pse e bënë këtë”, tha Doëney, i cili kishte shpresuar se statuja do të nxiste një dialog për situatën politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar statusin e Melania Trump si një emigrante e martuar me një president të përbetuar për të zvogëluar emigracionin.
Statuja, e përshkruan zonjën Trump të veshur me një pallto blu të ngjashme me atë që kishte veshur përurimin e bashkëshoritit të saj.
Javët e fundit, presidenti Donald Trump është zotuar të marrë masa të ashpra për këto që shkatërron dhe vandalizon monumentet historike të SHBA, ndërkohë që vendi është përfshirë nga debati dhe protesta mbi racizmin. /abcnews.al