Një skulpturë prej druri e zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump u dogj pranë vendlindjes së saj Sevnica, Slloveni. Ngjarja ka ndodhur natën e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së SHBA.
Artisti amerikan, Brad Downey tha për Reuters se statujën e kishte larguar menjëherë pasi policia njoftoi incidentin, për shkak të dëmeve të shumta që kishte shkaktuar zjarri.
Downey shpresonte se statuja do të hapte një dialog në lidhje me situatën politike në SHBA, duke përfshirë debatin e ashpër për imigracionin. “Unë dua të di pse e bënë,” tha Downey për Reuters.
Kjo nuk është e parë që ndodh një incident i tillë. Një statujë e madhe prej druri e Donald Trump, e projektuar nga një artis vendas u dogj në Janar në Moravce, në lindje të kryeqytetit Ljubljana. /abcnews.al/