Digjet shtëpia në ullishte, pronarët: Eshtë e qëllimshme, policia të kapë autorët

schedule15:48 - 20 Janar, 2020

schedule 15:48 - 20 Janar, 2020

Një banesë është djegur gjatë natës në fshatin Rusan në Delvinë. Sipas pronarëve, kjo godinë përdorej nga ata për të kaluar natën kur punonin në tokën me ullinj.

Vëllezërit Gjini thanë se në shtëpi kishte orendi, vegla pune dhe prodhime artizanale. Sipas tyre, dëmi i shkaktuar përllogaritet në 8 milion lekë. Jorgo Gjini kërkon nga policia të vërë para drejtësisë autorët, pasi dyshon se zjarri ka qene i qellimshem.

Ndërkohë policia ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Dy vite më parë persona të paidentifikuar i vodhën vëllezërve Gjini të gjithë prodhimin e vajit. / abcnews.al