Një e moshuar ka humbur jetë në lagjen nr. 9 në Durrës, pasi ka mbetur e asfiksuar si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e saj.
Viktima është 75 vjeçarja Dashurie Koçi, jetonte e vetme në banesë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një cigare e harruar ndezuar nga 75 vjeçarja.
Ngjarja ë rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.