Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, Mustafaj: Nëse do kishte garë do ishte ndryshe, s’ka vullnet për konsensus

schedule20:38 - 16 Maj, 2022

schedule 20:38 - 16 Maj, 2022

Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë pasditen e sotme, 16 maj ka zgjatur vetëm 3 minuta dhe në mungesë të kandidaturave dështoi raundi I parë për zgjedhjen e Kreut të ri të Shetit.

Analisti Besnik Mustafaj në një intervistë në “Radari Informativ” në Abc, me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se kjo situatë rrezikon të ndodhë edhe në seancën e dytë dhe të tretë, pra të dilet pa një emër kandidati.

“Pa një kandidaturë përse do të diskutohej seanca. Aq më tepër nuk mund të votohej. Por pse erdhëm te një situatë  të tillë e cila ka rrezik të jetë edhe në seancën e dytë edhe në seancën e tretë. Nuk ka garë, është një lloj mirëbesimi që ja jep Parlamentin një personaliteti të caktuar. Po të kishte garë do të ishte ndryshe”, tha Mustafaj.

Analisti shtoi se që të shkohet te emri I Presidentit, duhet më parë të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare. Por që të arrihet në një marrëveshje, në gjykimin e Mustafajt, PD duhet të arrijë një konsensus të brendshëm.

Lexo edhe: Dështoi raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, çfarë ndodh tani?

“Nuk shkohet te emri pa u arritur më parë një marrëveshje. Mazhoranca dhe opozita duhet të diskutojë mes tyre dhe të arrijnë të një emër që plotëson kriteret. E ndershme dhe serioze dhe që do të tregonte se ka një përpjekje reale nga mazhoranca për të arritur të një President konsensual do të ishte prezantimi i identikitit. Edi Rama nuk po i krijon kushtet që ata të flasin për Presidentin. Opozita është e domosdoshme të ketë një qëndrim të përbashkët vetë lidhur me kriteret. Duhet patjetër një punë e brendshme. Në këtë drejtim ët dyja palët po ecin në rrugën e gabuar për të arritur në një president konsensual. Mundësit ekzistojnë, por vullneti nuk e di. Nuk e shoh këtë vullnet në radhë të parë te mazhoranca. Ka një humbje kohe që nuk është në frymën e Kushtetutës”, tha ai.

As mazhoranca nuk doli sot me një kandidaturë.

“Rama e shpjegoi qartë sot, tha ne e dimë që nuk i kemi numrat. Tha nuk kemi pse paraqesim një kandidat për të testuar votat që nuk i kemi. Me të njëjtën logjikë mund të ecë dhe opozita, pse të paraqesim një kandidat nëse nuk i kemi numrat”, tha Mustafaj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!