Një automjet po digjet në Lundër dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatit me 4 të plagosur.
Policia ka shkuar në zonë për verifikim, teksa ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me atentatin në Tiranë.
Dy prej të plagosurve, janë të mitur, M.D 17 vjeç dhe D.D 11 vjeç. Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë janë shtetasit Arens Stafa 34 vjeç dhe Kjan Mullai 19 vjeç.
Ata janë paraqitur rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës. Në gjendje të rëndë, është i mituri D.D dhe 19-vjeçari Mullaj, të cilët janë futur në sallën e operacionit.
Mësohet se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al