Digjet një automjet në Durrës, shoqërohen disa persona

schedule23:01 - 14 Qershor, 2021

schedule 23:01 - 14 Qershor, 2021

Një automjet është djegur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 në Durrës ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona të dyshuar që kanë dijeni në lidhje me zjarrin. Tashmë grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së tij.

“Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia. mv./abcnews.al