Digjet makina në Korçë, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, pronari emër i njohur për policinë

schedule08:09 - 26 Korrik, 2022

schedule 08:09 - 26 Korrik, 2022

Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen nr 8 të qytetit të Korçës. Sipas policisë makina ka qenë e parkuar, në momentin që është përfshirë nga flakët.

Zjarrvënia e makinës dyshohet të jetë e qëllimshme.

Pronari i makinës, shtetasi Arjan Zengo  është emër i njohur për policinë e Korçës. Aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë. Kjo është hera e dytë që i djegin mjetin.

Nga policia po punohet për identifikimin e autorëve.

“Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!