Një makinë ka marrë flakë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se makina ka marrë flakë tek Terminali tek Kthesa e Kamzës.
Sipas policisë, automjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.
NJOFTIMI
?Rreth ores 17:00, tek Kthesa e Kamzës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R. Gj, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/