Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjet makina e shefit të Paraburgimit në Vlorë

schedule07:12 - 27 Nëntor, 2020

schedule 07:12 - 27 Nëntor, 2020

Një makinë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajrro Cakerri në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC se makina tip Nissan, është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.

Ndër të tjera mësohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi dyshohet se dy persona kanë shkuar nga një rrugicë aty pranë, kanë thyer xhamin duke i hedhë benzinë brenda dhe më pas i kanë vënë flakën,  si pasojë e djegies automjeti  ka shpërthyer.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!