Dritan Leli reagon pasi iu dogj makina

schedule14:30 - 10 Tetor, 2019

schedule 14:30 - 10 Tetor, 2019

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Ndërkohe, në një lidhje telefonike me gazetarin e ABC News, Elton Nika, kryebashkiaku Leli është përgjigjur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur duke shtuar se në këto momente ishte i angazhuar me një problem familjar.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!