Me qindra persona janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet në ishullin Samos në Greqi, ku zjarrfikësit po përballen me zjarrin më të madh në historinë e ishullit. Janë rreth një mijë turistët e evakuar nga plazhet e famshme të ishullit sipas mediave greke që citohen nga BBC. Rojet bregdetare kanë marrë rojet e plazhit dhe i kanë transferuar në një zonë të sigurtë. Zjarri i nisur në fundjavë tashmë është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Sipas autoriteteve greke rreth 700 zjarrfikës po marrin pjesë në operacione të ndryshme në vend ku zjarret favorizohen nga erërat e forta dhe klima e nxehtë dhe e thatë. Të dielën kreu i mbrojtjes civile në vend konfirmoi se disa zona janë në rrezik të lartë zjarresh, përfshirë dhe Kretën. /ABC News Alban ia 24/7
Digjet ishulli i Samos në Greqi, evakuohen me qindra turistë
schedule17:20 - 26 Gusht, 2019
schedule 17:20 - 26 Gusht, 2019