Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë

schedule09:36 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 09:36 - 31 Dhjetor, 2017

Makina e Drejtorit të Shërbimit të Provës në policinë e Vlorës, ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit. Policia thotë se ngjarja është e qëllimshme, por vetë Taulant Korkaj thotë ai nuk ka probleme me askënd.

Makina e drejtorit të Shërbimit teë Provës në policinë e Vlorës është djegur në rrethana ende të paqarta.
Taulant Korkaj e kishte parkuar automjetin tip “Audi” poshtë një pallati në lagjen “Isa Boletini” aty dhe ku banon.
Policia thotë se kjo është një ngjarje e qëllimshme dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Por deri tani autori nuk është identifikuar.
Vetë Korkaj ka reaguar me anë të një deklarate, duke thënë se në katër vite që drejton shërbimin e provës nuk është konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.
“Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm, kurse sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion. Policia të gjejë autorin”, përfundon Korkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!