Dy vatra zjarri janë shfaqur mbrëmjen e sotme në rajonin e Shkodrës. Pika ku grumbullohet baza ushqimore për fermerët në fshatin Trush është përfshirë nga flakët. Aktualisht tre zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Situata është nën kontroll, por dëmet janë të mëdha.
Ndërsa vatra tjetër e zjarrit është aktivizuar tek vendi i quajtur “Maja e Zezë” në Velipojë. Në këtë zonë për shkak të terrenit të vështirë forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë, por nuk rrezikohen banesa./ABC News Albania 24/7