Digjet banesa në Mat, lëndohen çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët

schedule08:51 - 7 Prill, 2020

schedule 08:51 - 7 Prill, 2020

Katër anëtarë të një familje në Mat mbetën të lënduar ndërsa banesa e tyre u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit  në fshatin Shoshaj në banesën e shtetasit P.D, ku ka kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët.

Ata janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë ndërsa policia ka nisur hetimet.

Dyshohet se zjarri në banesë ka ardhur një pajisje elektronike e harruar ndezur nga pakujdesia.

Njoftimi i policisë:

“Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja  dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar  aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë  lënë ndezë e një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë“./abcnews.al