Një automjet është djegur pak pas mesnatës së sotme në lagjen “29 Nëntori” në Ballsh. Policia njofton se automjeti tip BMV ishte në pronësi të Nënkryetarit të Bashkisë së Ballshit me iniciale H.S. mësohet s eautomjeti ishte i parkuar, ndërsa paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Njoftimi i Policisë Mallakastër
Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al