Digjen gomat për të marrë telin për skrap, eksperti: Tymi i tyre, i rrezikshëm për shëndetin

schedule15:28 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 15:28 - 20 Dhjetor, 2022

Tym e flakë në lagjen Çole të Vlorës. Persona të papërgjegjshëm i vunë flakën gomave të përdoruara, me qëllim marrjen e telit që del pas djegies së tyre. Siç shihet në pamje, tymi u përhap në të gjithë lagjen.

Familjet që kanë banesat aty pranë njoftuan zjarrfikësit, të cilët vunë nën kontroll flakët. Ambientalisti Simo Ribaj thotë se djegia e gomave të makinave shkakton një dëm kolosal, duke ditur përbërjen e tyre.

“Ky lloj materiali kimik që po digjet, goma, kanë jo vetëm karbon, por këto kanë përbërje shumë të rrezikshme, sintetike, me bazë furani, që janë ekstremisht kancerogjene për jetën e njerëzve.”, tha ai. Ambientalisti u kërkon autoriteve të marrin masa që kjo situatë të mos përsëritet më.

“Kjo ngjarje është një krim i pastër mjedisor. Përbën vepër penale. Strukturat e shtetit duhet jo vetëm ti identifikojnë, por edhe të izolojnë personin apo personat. Pavarsisht nëse janë ordiner apo të organizuar. Kjo është një vepër shumë e rëndë juridike, edhe mjedisore, për mjedisin, por mbi të gjitha për shëndetin e njerëzve.

Burime nga policia thanë se zjarri është i qëllimshëm. Për këtë arsye janë shoqëruar në komisariat katër persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!