Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. Dhe burime nga Prokuroria e Vlorës thanë për ABC News se në këtë krim kanë marrë pjese tre persona të maskuar me kapuç.
Flakët ishin aq të fuqishme saqë tymi ka nxirë edhe fasadën e pallatit. Fillimisht zjarri sipas ekspertëve ka qenë në makinën tip “Smart”. Më pas flakët përfshinë edhe dy makinat e tjera tip “Audi” dhe “Land Rover”. Burime nga prokuroria thonë se kanë qenë tre autorë të maskuar. Ata kanë lyer makinat me benzinë dhe i kanë vënë zjarrin. Dy mjetet janë në pronësi të një biznesmeni Ervis Hysenbelliu nga “Uji i Ftohtë” i cili ka biznese në qytetin e Vlorës.
Kurse “Land Roveri” është në pronësi të hallës së tij, e martuar me një shtetas italian. Bashkë, ata kanë pronësi një lokal pranë gjykatës së qytetit. Makinat ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës poshtë pallatit ku banojnë pronarët në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes si dhe ka marrë disa persona në pyetje.
Vetë të dëmtuarit nuk kanë afruar ndonjë informacion për të ngritur dyshime ndaj ndokujt. Por policia po heton djegien e makinave pasi dyshon se është një zjarrvënie e qëllimshme. Ky rasti i parë i shënuar për këtë vit, kurse gjatë vitit 2018 në Vlorë shumë makinë u përfshinë në flakë./abcnews.al