Digjen dyqanet dhe makinat, protestë e dhunshme në Paris

schedule17:57 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 17:57 - 5 Dhjetor, 2020

Protesta kundër ligjit të sigurisë ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe policisë ditën e sotme në Paris. Grupe të rinjsh hodhën objekte në drejtim të policisë në lindje të qytetit.

Ndërkohë, që policia u përgjigjën me gaz lotsjellës. Disa dyqaneve dhe makinave iu vu flaka, ndërsa protestuesit hidhnin fishekzjarre. Të paktën 22 persona u ndaluan.

Rrahja e një personi me ngjyrë producentit të muzikës Michel Zecler, nga disa oficerë policie në fund të nëntorit rriti zemërimin e publikut.

Kritikët kanë deklaruar që projektligji origjinal do ta bënte më të vështirë mbajtjen e përgjegjësisë nga policia në një vend ku disa grupe të të drejtave pretendojnë racizëm sistematik brenda agjencive të zbatimit të ligjit. Shumë kundërshtarë të projektligjit thonë se ai shkon shumë larg edhe se është rishkruar.

Ndërkohë, partia qeverisëse e Macron tha se do të rishkruaj një pjesë të projekt-ligjit të sigurisë që do të frenonte të drejtat për të qarkulluar imazhe të oficerëve të policisë pasi provokoi një reagim të fortë në mesin e publikut dhe të majtës politike. /abcnews.al