Nuk kursejnë as autoambulancën/ Po transportonte të lënduarit, sulmohet nga protestuesit

schedule20:43 - 7 Tetor, 2024

schedule 20:43 - 7 Tetor, 2024

TIRANË-Gjatë tubimit të Partisë Demokratike nën thirrjet “Lironi Berishën” molotovëve të protestuesve të papërmbajtshëm duket se nuk i ka shpëtuar dhe makina e autoambulancës, e cila transportonte drejt spitalit të traumës persona të cilët kishin mbetur të plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar në protestë.

Një grup personash janë turrur drejt autoambulancës duke i bllokuar rrugën dhe kanë tentuar t’i shpërthejnë dyert e me pas t’i vënë flakën pavarësisht se brenda saj  kishte njerëz të plagosur që duhet të shkonin me emergjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Një akt sa vandal aq edhe i rëndë pasi edhe në marrëveshjet e luftës makinat e ambulancës nuk goditen.

Si pasojë e bllokimit të rrugëve dhe paralizimit të qarkullimit të automjeteve nga protestuesit një nëne e re ka qenë e detyruar të lindë beben e saj në makinë.

Një ngjarje kjo që për fat të mirë nuk pati pasoja.

Nëna bashkë me foshnjën e saj edhe pse me vështirësi arriti të transportohej fillimisht tek trauma dhe me pas është dërguar në maternitet ku ndodhen  nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!