DigitAlb, sezon “magjik”/ Paketa dhe oferta për filma, dokumentare dhe “reality show”

schedule13:05 - 16 Gusht, 2024

schedule 13:05 - 16 Gusht, 2024

DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivise do të jenë sërish në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve nga ekrani i SuperSport, ndërkohë që mozaikut të larmishmërisë sportive do i shtohet dhe kampionati turk.

 “Ne bëhemi gati te nisim nje sezon vërtet fantastik me evente të shumta, me sportin më të dashur për të gjithë shqiptarët, me kampionatet më elitare, me yjet më të mëdhenj, me futbollistët më të shtrenjtë, me trajnerët më të mirë, me oraret e stërgjatura në ditët e gjithë javës praktikisht, me ndeshje të cilat do të ofrojnë emocione të shumta për të gjithë abonentët tanë dhe për të gjithë opinionin sportiv”, deklaroi komentatori Ylli Aga.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të na sjellin emocionet e Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për në Kampionatin Botëror.

DigitAlb, si paketa e cila ka bashkuar gjithnjë familjet shqiptare anë e mbanë botës, do të sjellin sërish një gamë të gjerë filmash, dokumentarësh, serialesh, dhe “reality show”.

 “Gjatë sezonit të ri televiziv eksploroni programacionin e filmave që kemi përgatitur për ju. Tituj ekskluziv Furiosa, Joker i ri me Phoenix dhe Lady Gaga. Filma të sapo dalë nga kinemaja: prodhimi aksion shqiptar “Guximi” dhe “Legjenda e bastunit”. Dublime për fëmijë, filmat e festivaleve të fundit, dokumentarë me cmime. Me një lum informacioni, Digitalb do të jetë filtri juaj i cilësisë dhe mos harroni: BIG BROTHER VIP është pas porte!”, u shpreh përgjegjësja e redaksisë së filmave, Alba Vaqari.

DigitAlb ka sjellë për të gjithë abonentët Ofertën e Sezonit të ri Televiziv me shumë ulje çmimesh dhe dhurata. Nxitoni në dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes si dhe online në faqen e re të internetit, digitalb.al./abcnews.al