Shkatërrimi i Digës së Kakhovka ne jug te Ukrainës po çon drejt tharjes rezervuarin me të njejtin emër që është ndër më të mëdhejtë në Europë. Për pasojë mbi 700 mijë njerëz rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm, përtej efekteve në bujqësi.
Imazhet satelitore tregojnë se kater rrjete kanalesh janë shkeputur nga rezervuari. Që nga shembja e digës nivelet e ujit si në rezervuar ashtu edhe në kanalet që ajo ushqen vijojnë të bien.
Më parë rezervuari mbante 18 kilometra kub ujë. Fillimisht u ekspozuan pjesët më të cekëta të rezervuarit, duke zbuluar disa nga format origjinale të lumit Dnipro përpara ndërtimit të digës në vitin 1956
Sipas OKB, tharja e rezervuarit mund të shkaktojë ndërprerjen e ujit të pijshëm për 700 mije banorë, kryesisht në zonat e pushtuara nga Rusia. Sipas qeverisë ukrainase, në keto zona u prodhuan rreth dy milione ton drithëra dhe fara vajore në vitin 2021
Diga Kakhovka u shkatërrua në orët e para të 6 qershorit.
Shumë zona në rrjedhën e poshtme të rezervuarit fillimisht u përmbyten por problemi afatgjatë me të cilin përballet rajonit eshte humbja e furnizimit me uje per shkak te tharjes se sistemeve të shumta te kanaleve.
/abcnews.al