Ekipi francez i Lyon arriti të fitojë me rezultatin 1-3 përballë Manchester Cityt në Champions League, duke arritur në gjysmëfinalet e kompeticionet më elitar për klubet europiane.
Një fitore që bëri shumë bujë, por që vazhdon ende të oshëtijë. Kjo pasi formacionet fillestare që ishin në fushë, kanë një diferencë të pabesueshme në çmim.
11 futbollistët e Lyon, kanë kushtuar në total 65.9 milion euro, ndërsa formacioni i Manchester Cityt, plot 533.1 milion euro. Fitorja e Lyon, duket edhe më mbresëlënese dhe Champions League, tregoi dhe njëherë tjetër se çdo ekip, mund të triumfojë./abcnews.al