Dieta që zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare

schedule10:19 - 31 Tetor, 2020

schedule 10:19 - 31 Tetor, 2020

Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Një studim i ri shkencor thotë se 2 në 3 vdekje nga këto sëmundje mund të ishin shmangur nëse njerëzit do t’i kishin kushtuar vëmendje një diete më të shëndetshme.

Dr. Xinyao Liu i Universitetit Qendror të Jugut në Changsha tha se “më shumë se 6 milion vdekje mund të parandalohen duke zvogëluar marrjen e ushqimeve të përpunuara, pijeve me sheqer, yndyrnave të ngopura dhe sheqerit ose kripës së shtuar, si dhe duke rritur marrjen e perimeve, arrave dhe drithërave.”

Studimi vlerësoi se 69% e vdekjeve nga sëmundja ishemike e zemrës në të gjithë botën mund të shmangen nëse aplikohet një dietë më e shëndetshme. “Sëmundja ishemike e zemrës mund të parandalohet kryesisht me sjellje të shëndetshme dhe individët duhet të marrin iniciativën për të përmirësuar zakonet e tyre,” tha ai.

Studiuesit theksojnë se njerëzit nuk kanë pse të pësojnë ndryshime rrënjësore në rutinën e tyre të përditshme dhe në dietën për të përmirësuar shëndetin e tyre të zemrës. Ata sugjerojnë konsumimin e ushqimit të gatuar, të freskët dhe kryesisht marrjen e perimeve, por edhe konsumin e ujit, i cili hidraton dhe rinon trupin, në vend të pijeve freskuese dhe pijeve të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!