Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga qyteti i Korçës se forca ku ai bën pjesë duhet të jetë e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.
“PD të jetë e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshme. Optimizmi i shtuar i strukturave të PD po përhapet dhe vjen si rrjedhojë e pesimizmit të biznesit, të rinjve e pensionistëve për të ardhmen dhe kjo si pasojë e moshapjes së negociatave. Ftoj të gjithë të bëhen pjesë e PD, për të ndëshkuar një sistem që nuk u shërben”, deklaroi Salianji.
Ai e konsideroi të turpshëm dënimin e studenteve që protestuan. Salianji theksoi se të gjitha strukturat do ta ndjekin këtë vendim. Gjithashtu ish-deputeti komentoi edhe deklaratën e Ramës “dielli do të lindë sërish”.
“Koha ka qenë e mirë ndaj s’kemi pse mbetemi në delir. Ka dhe politikanë që mendojnë keshtu. Politika deri tani ka qenë penguese. Qeveria është përgjegjëse për keqqeverisjen dhe autoritarizmin që po përdor. Faj nuk kane popujt, faj ka qeveria”, tha Salianji./abcnews.al