“Dielli do lindë sërish”, Alibeaj sqaron deklaratën pas largimit të Berishës: Ishim të gjithë në turbullirë

schedule22:46 - 16 Shtator, 2021

schedule 22:46 - 16 Shtator, 2021

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Log.” ka folur edhe për deklaratën e tij që bëri pas largimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së nga Lulzim Basha.

Alibeaj mësohet se u ka thënë se “dielli do të lind sërish”, ndërsa sonte ai ka sqaruar se e gjithë PD ishte në turbullirë pas vendimit të Bashës. Sipas Alibeajt, deklarata e tij erdhi si një formë për të ftuar demokratët për të mos bërë asnjë kompromis me interesat e tyre.

Alibeaj: Pasi vendimi ishte marrë kam thënë. Vendimin duhet ta kishe marrë ti, i kam thënë kryetarit. Duke parë turbullirën për këdo dhe për mua. Mendjet tona kalonin të gjithë alternativat. U thash ngrini kokat nuk është funeral dhe së treti u thash dielli lind përsëri. Jo vetëm kaq u thash është barrë dhe detyrë e secili prej nesh dhe çdo funksionari të PD të ketë një gjë që të mos bëjë kompromis. Mbrojtjen e interesit të shqiptarëve. /abcnews.al/