Për herë të parë në kabinetin qeveritar do të ketë një ministre virtuale. Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Kryeministri Rama tha se “Diella, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të jetë një ministre e re Shteti.
Falë 972 mijë shërbimeve dhe 37 600 dokumenteve me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nga platforma e-Albania”. Në një postim në facebook, Rama shkruan sot se Diella ka pushtuar gazetat e botës.
“DIELLA, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale ka pushtuar gazetat e botës.”, shkruan Rama. / abcnews.al

