Analisti Roland Lami thotë se Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale, ishte një gjetje e kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Lami u shpreh se duhet parë se si do të funksionojë, teksa aktualisht është kthyer në temë debati dhe diskutimi.
Ndërsa analisti Roland Bejko deklaroi se fillimisht duhej bërë kuadri ligjor, më pas të krijohej ministria për inteligjencën artificiale.
Roland Lami: Janë përpjekje për minimizimin e ndërhyrjeve njerëzore, që fusin duart në pasuritë publike. Është një gjë që mbetet për t’u parë në vijim se si do të vazhdojë. Duhen elementë pasues, infrastrukturor. Është një gjetje nga ana e kryeministrit. Është temë diskutimi, debati. Sigurisht, bashkë me mangësitë ligjore, kushtetuese. Por është temë e së ardhmes.
Roland Bejko: Shqipëria nuk është e papërgatirurnë impleentimin e teknologjisë së re. por ka treguar dobësi në pah. Tre vite më parë janë publikuar të dhënat e qytetarëve. Kjo me Diellën, unë personalisht mendoj që është e tepërt. Ne duhet të bëhemi gati. Të bëheshin ligjet, pastaj të bëhej ministria. Presidenti e justifikoi, sepse ligjet nuk janë. Duhet bërë ligji, më pas institucioni. Rasti i Diellës, ka një lloj arrogance. Kur je i papmborjtur, pa një kuadër ligjor. Asnjë garanci nuk kemi. /abcnews.al

