Diell dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:09 - 29 Nëntor, 2022

schedule 07:09 - 29 Nëntor, 2022

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në shtrirjen Lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme por të ftohta, ku mëngjeset në të gjithë vendin do të jenë në vlera negative. Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen përkohësisht.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, por  nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Rajoni dhe Europa
Prej disa ditësh Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Gjithashtu pjesërisht Europa Qendrore dhe Jugore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiu, ku herë pas here pritet të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afat shkurtra ere. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!