Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për fundjavën

schedule09:30 - 31 Maj, 2024

schedule 09:30 - 31 Maj, 2024

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Vendi ynë gjatë ditës së sotme pritet të regjistrojë temperatura deri në 30 gradë celsius. Gjithashtu e shtuan dhe diela pritet të jenë me temperatura të larta. Përgjatë vijës bregdetare

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrojnë edhe vlerën 30 gradë celsius. Sa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve me kthjellime të dukshme.

Sa i përket fundjavës do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke të bërë që maksimumet të regjistrojnë vlerën deri në 33 gradë celsius në Tiranë, Elbasan, Fier, Berati.

Vija bregdetare pritet të ketë maksimume nga 30 deri në 32 gradë celsius.

Të dielën do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në orë e para të mëngjesit, në orët e mesditës do të kemi maksimume edhe në vlerën 34 gradë celsius.

Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot mbeten në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm me temperatura që parashikohen që në orët e mesditës të jenë 24-25 gradë celsius, ndërsa në Shkup të arrijnë në 26 gradë celsius. Ndërsa fundjava do të ketë një mot të qëndrueshëm”, tha meteorologu Osmani.

/abcnews.al/