Diell apo shi? Meterologia Xhakollari: Këtë javë temperaturat do të jenë deri në 25 gradë celcius

schedule08:47 - 5 Maj, 2025

schedule 08:47 - 5 Maj, 2025

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji maj do të ketë temperatura më të ulëta se muaji prill.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari u shpreh se pritet të ketë edhe reshje shiu.

“Nisi një verë e parakohshme, me temperatura shumë të larta. Nisi edhe muaji maj, me 30 gradë, është anomali, e cila do të stopohet. Do të ndryshojnë kushtet. Do jetë mot gri, i vranët. Edhe këtë javë, do ketë temperatura të larta. Do të ketë anomali. Kjo verë do të ketë fenomene ekstreme”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!