“Diego të dua, je i pakrahasueshëm”, Pele mesazh prekës për Maradonën

schedule13:56 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 13:56 - 3 Dhjetor, 2020

“Një ditë do luajmë së bashku atje lart në parajsë”, ishin fjalët e Pele kur mori vesh se kundërshtari i tij më i madh në garën e më të mirit në histori, Maradona, ndërroi jetë. Kjo ndodhi një javë më parë në shtëpinë e Diego në Tigres, pas atij arresti kardiak.

 

Pele është ende shumë i lënduar nga ikja e argjentinasit dhe së fundmi e ka treguar pikëllimin e tij  në një postim të ndjerë në Facebook. Pele i thotë për herë të parë Maradonës se e do.

“Sot kanë kaluar shtatë ditë që kur u largove. Shumë njerëz donin të na krahasonin gjithë jetën e tyre. Ti ishe një gjeni që magjepsi botën. Një magjistar me topin në këmbë. Një legjendë e vërtetë. Por mbi të gjitha, për mua ti do të jesh gjithmonë një mik i shkëlqyer me një zemër të madhe.

Sot, unë e di se bota do të ishte shumë më mirë nëse ne të do krahasoheshim më pak njëri-tjetrin dhe të fillonim të na admironin më shumë. Kështu që, dua të them ti je i pakrahasueshëm.

Trajektorja jote u shënua nga ndershmëria. Dhe në mënyrën tënde unike dhe të veçantë, na mësove se duhet të duam dhe të themi “të dua” shumë më shpesh. Largimi i shpejtë i yti nuk më la të ta them, kështu që unë thjesht do të shkruaj: Të dua, Diego.

Shoku im i madh, shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë. Një ditë në parajsë do të luajmë së bashku në të njëjtën skuadër. Dhe do të jetë hera e parë që ngre grushtin tim lart si triumf në fushë pa festuar një gol. Do të jetë sepse më në fund mund të të përqafoj përsëri”, shkruan Pele në Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!