Pavarësisht frikës për trazira të mundshme, situata në Napoli para ndeshjes mes Italisë dhe Anglisë ishte relativisht e qetë. Mijëra tifozë anglezë u mblodhën në bregdetin e Napolit në pritje për të shkuar në stadiumin “Maradona”.
Megjithatë, pati një stuhi për ngacmimet e tifozëve anglezë. Një në veçanti ka ndezur zemërimin e tifozëve të Napolit, me një flamur shokues që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në të vërtetë, një tifoz postoi një foto në tren së bashku me një flamur anglez me mbishkrimin: “Diego është në një kuti”, me kontekstin që ai ndodhet në arkivol, padyshim duke iu referuar Maradonës.
Një stuhi shpërtheu në rrjetet sociale për një ngacmim të konsideruar të tepruar dhe madje Federata Angleze e Futbollit shprehu zhgënjimin e saj.
“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e individit që udhëtoi për në Napoli me një flamur që përmbante një mesazh shumë fyes. Ne morëm menjëherë hapa për t’i anuluar biletat e tyre përpara ndeshjes. Situata do të shqyrtohet më tej kur të kthehen në Angli”, shkruante FA./ h.ll/abcnews.al