Diego Costa në fillim të merkatos së dimrit la Atletico Madrid dhe doli lojtar i lirë, pas mosmarrëveshjeve me stafin drejtues të “Los Colchoneros”.
Gjatë muajve të fundit Manchester City nuk ka pasur në dispozicion qendërsulmuesit e saj për shkak dëmtimesh dhe infektimesh dhe Costa u lidh ngushtë me kalimin te skuadra e Guardiolas.
Por lajmet duket se nuk kanë qenë të vërteta. Sky Sport raporton se Costa nuk është lojtari që kërkon klubi anglez dhe nuk do të drejtohet te spanjolli me një ofertë.
Kështu kthimi i Costas në Premier League bëhet çdo ditë e më i vështirë, teksa ende ai është lojtar i lirë dhe nuk ka firmosur me asnjë klub. Ndërkohë te Atletico e zëvendësuan me Arek Milik. /abcnews.al