Diego Costa ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madrid, por ndarja e tij me “Colchoneros” do të ndodhë në muajin janar.
Sulmuesi i njohur i ka kërkuar klubit ndërprerjen e bashkëpunimit për shkaqe familjare. Tek Atletico kanë një lidhje të veçantë me 32-vjeçarin dhe kanë pranuar ta lënë të lirë në janar.
Një “asist” për shumë klube që po kërkojnë një qendërsulmues. AS raporton se ofertat në drejtim të lojtarit me origjinë braziliane nuk mungojnë.
Interesimi nga Italia është i madh. Juventus e pëlqen, Interi e sheh si zëvendësuesin e Romelu Lukakut, teksa në garë është edhe Roma.
Në fund Milani. Stefano Pioli pret një qendërsulmues të fortë. Ibrahimovic ka nevojë për një zëvendësuar, Diego Costa do të ishte një opsion perfekt, por kuqezinjtë preferojnë investimin te një lojtar me moshë më të re. /abcnews.al