Objektivi kryesor i Diego Simeones në merkaton e janarit do të jetë blerja e një sulmuesi. Diego Costa ka vendosur t’i japë fund dhimbjeve në hernie dhe të enjten do të operohet.
Ndërhyrja kirurgjikale pritet ta mbajë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta. Trajneri i Atletico Madrid shpreson ta ketë të gatshëm 31-vjeçarin për duelet e shkurtit në Champions League.
Sulmuesi me origjinë braziliane ka shënuar vetëm 2 gola në 11 ndeshje të zhvilluara në kampionat, teksa nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions. Diego Costa shpreson që ndërhyrja të dalë me sukses, të rikuperohet shpejt dhe faza e dytë e kampionatit të jetë plot gola dhe momente të gëzuara. /abcnews.al