Diego Costa fajtor, gjobë e “majme” në vend të burgut

schedule19:03 - 4 Tetor, 2019

schedule 19:03 - 4 Tetor, 2019

Evazioni fiskal është kthyer në normalitet për futbollistët dhe i fundit që e pëson është sulmuesi Diego Costa. Ai ka pranuar akuzat e bëra për një shkelje tatimore të kryer në vitin 2014. Futbollisti i Atletico Madrid është shpallur fajtor dhe pritet vendimi.

Costa rrezikonte gjashtë muaj burg, gjë që e ka shmangur me arritjen e marrëveshjes. El Mundo Deportivo raporton se tashmë sulmuesi duhet të paguajë një gjobë, që kap shifrën e 600 mijë eurove.

Disa muaj më parë më parë sulmuesi i ktheu autoriteteve tatimore shumën prej 1.142.888 euro që u detyrohej. Tashmë Costa mund të rrijë i qetë, pasi problemin madhor e ka kaluar dhe mund të foskuohet te fusha e blertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!