Diego Costa drejt rikthimit në Londër, Isco zgjedh skuadrën e re

schedule10:38 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:38 - 29 Dhjetor, 2020

Diego Costa kërkon të largohet që tani nga Atletico Madrid, sikurse edhe Isco nga Reali. Sulmuesi ka edhe gjashtë muaj kontratë dhe dëshira e tij mbetet të luajë në nivele të larta në Europë, edhe pse nuk i mungojnë opsionet në MLS.

AS raporton se Arsenali po mendon ta afrojë sulmuesin, edhe pse ka në skuadër lojtarë si Aubameyang dhe Lacazette. Një kalim te “Topçinjtë” do të ishte i mirëpritur edhe nga vetë lojtari, i cili do të rikthehej në Londër, ku më parë ka luajtur me Chelsea.

Sa i takon Isco, për të situata nuk është aq e lehtë. Mesfushori spanjoll është nën kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe Real Madrid do tentojë të përfitojë nga shitja e tij. Në verë në fakt do jenë të detyruar ta sheshin dhe Isco e ka zgjedhur ekipin.

Ai dëshiron të bashkohet me Julen Lopetegui te Sevilla. Mesfushori ka punuar më parë me të te Malaga, ku edhe shkëlqeu e u bë i njohur. Mbetet të shihet çfarë do të bëjë Reali, apo nëse ndonjë klub tjetër do tentojë ta “joshë” spanjollin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!