Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Didier Deschamps: Maroku meriton gjithë respektin tonë, do t’i marrim shumë seriozisht

schedule18:43 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 18:43 - 11 Dhjetor, 2022

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes gjysmë-finale, me Marokun, trajneri i Francës Didier Deschamps foli disa fjalë për “surprizën” e këtij edicioni.

Deschamps tha se Maroku meriton gjithë respektin e mundshëm, për rrugëtimin e tyre deri më tani, dhe se kundër tyre Franca do të luajë me seriozitetin maksimal.

“Ne takuam një Angli të shkëlqyer atletikisht dhe teknikisht, por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme të jemi ende në gjendje të arrijmë në gjysmëfinale dhe ne duam ta shijojmë atë. Ka cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet dhe një gjendje shpirtërore. Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta ata nuk ishin pjesë e ekipeve që e kemi pritur deri tani, por do t’i marrim shumë seriozisht”,- u shpreh tekniku i “gjelave”. /i.m /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!