Nelson Dida, ish-portieri legjendar i Milanit, ka folur sot për MilanTV. Braziliani foli për derbin e Milanos që do të luhet këtë fundjavë, si dhe për të kaluarën e tij si futbollist dhe derbit që ka përjetuar nga fusha e blertë.
“Derbi i Milanos është një ndeshje shumë e rëndësishme për lojtarët në veçanti. Edhe për tifozët, të cilët flasin për këtë ndeshje gjatë gjithë sezonit. Çdo futbollist që zbret në fushë atë ditë ka një përgjegjësi shumë të madhe dhe ndeshje si këto, duhen fituar me patjetër.
Kam shumë kujtime të bukura me Milanin në ndeshjet derbi përballë Interit. Dua të veçoj atë të sezonit 2004/05, në Champions League. Fituam 2-0 ndeshjen e parë, Shevchenko dhe Stam shënuan. Nuk do ta harroj asnjëherë atë ndeshje”, tha mes të tjerash ish-portieri i kuqezinjve.

