Diçka e madhe pritet sonte: Autoritetet izraelite marrin masa ekstreme, pritet përshkallëzim i situatës në Jerusalem

schedule16:37 - 10 Maj, 2021

schedule 16:37 - 10 Maj, 2021

Përplasje mes policisë palestineze dhe asaj izraelite janë regjistruar sot jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, pak orë pra marshimit vjetor hebre. Sipas raportimeve, më shumë se 300 persona janë plagosur ndërsa turmat hedhin gurë dhe forcat policore qëllojnë me plumba gome.

Qyteti prej disa ditësh tashmë është përfshirë nga tensione që përshkallëzojnë. Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, policia izraelite vendosi që t’u ndalojë hyrjen hebrenjve në zonën ku ndodhet xhamia gjatë Marshit të Ditës së Jeruzalemit, shkruan Abcnews.al

Në Google Maps mund të shihen “shirita të kuq” ndalimi përgjatë kufirit të Izraelit me Gazën.  Forcat Izraelitë të Mbrojtjes i kanë mbyllur këto rrugë pasi i druhen një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës këtë mbrëmje.

Eventi i sotëm markon pushtimin e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli në 1967 dhe zakonisht në këtë datë qindra të rinj izraelitë marshojnë me flamurë në dorë në zonat myslimane përmes Portës së Damaskut, duke kënduar këngë patriotike.

Marshi cilësohet nga shumë palestinezë si një provokim i hapur. Marshimi i këtij viti po zhvillohet gjithashtu në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!