DiCaprio nuk harron zakonin! Lë Gigi Hadid për modelen 23-vjeçare

schedule16:19 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 16:19 - 22 Dhjetor, 2022

Romanca e Leonardo DiCaprio me Gigi Hadid ishte jetëshkurtër, dy yjet thuhet se u ndanë.

Aktori fitues i Oskarit është parë një nate me një partnere të re e cila në fakt i përket grupmoshës së preferuar të DiCaprios, atë nën 25 vjeç.

Bëhet fjalë për Victoria Lamas , e lindur në vitin 1997 dhe vajza e aktorit të njohur Lorenzo Lamas.

Me sa duket, çifti u largua veçmas nga Birds Street Club para se të hipnin në makinë së bashku.

Ata u panë të relaksuar duke buzëqeshur dhe kishte intimitet të mjaftueshëm mes tyre, pas këtyre pamjeve DiCaprio dhe Lamas konsiderohen si çifti i ri i Hollivudit.

Aktori 48-vjeçar kishte veshur një bluzë të zezë me xhinse, një xhaketë të zezë dhe kapele bejsbolli. Sa i përket Lamas, ajo u shfaq me një bluzë të zezë, pantallona të gjera dhe një xhaketë të zezë.

Sipas informacioneve të Daily Mail, një person i afërt i DiCaprios pretendon se ai nuk është në një marrëdhënie me 23-vjeçaren. Megjithatë, fotot e tyre të përbashkëta lënë pak vend për dyshime.

Thashethemet për lidhjen e Leonardo DiCaprio me supermodelen Gigi Hadid filluan të qarkullojnë në shtator.

Romanca mes tyre u konfirmua me një foto të tyre së bashku në një festë në Nju Jork. Të dy ishin në të njëjtën tryezë dhe ishin shumë të afërt.

Një burim nga rrethi i miqve të DiCaprios kishte komentuar për Entertainment Tonight se çifti i shumëpërfolur po jetonte një lidhje dashurie: “Ata janë bashkë dhe duken shumë të dashuruar. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë të lumtur”.

Por motra e modeles, Bella Hadid nuk e aprovoi DiCaprion për motrën e saj.

Bella Hadid ka një tendencë për ta “mbrojtur” motrën e saj shpesh dhe në publik. Në fund të fundit, ajo bëri të njëjtën gjë kur u publikuan raportet e para për ndarjen e Gigi-t nga Zayn Malik.

Por në pamje të parë, Bella duket se nuk aprovon askënd si partner të motrës së saj. Leonardo DiCaprio përballej me të njëjtin problem, mospëlqimin nga motra e saj. Një artikull nga Marca spanjolle pretendon se Bella Hadid mendon se “motra e saj është shumë e mirë për të qenë me të” . Dhe duke gjykuar nga fotot e fundit të DiCaprios me Lamas, ai me siguri u shfajësua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!